HISTORITË E KONTESTUARA monday, 18.april 2011. − 22.april 2011. 16:00, CZKD
Mësuesi i padijshëm dhe komiteti i tij ju ftojnë të merrni pjesë në:
Serinë e punëtorive:
HISTORITË E KONTESTUARA
CZKD Birčaninova 21
Prill/tetor 2011
HISTORITË E KONTESTUARA:
Si pasojë e luftave jugosllave të viteve ’90, dhe formimit të shteteve të reja në rajon, ideja e historisë së përbashkët është shkatërruar. Ajo tash është parcelizuar në verzione (narrativa) të ndryshme që konceptohen prej perspektivave individuale të këtyre shteteve të sapoformuara, shpesh duke hyrë në konflikt njëra me tjetrën në lidhje me atë se si kanë ndodhur ngjarjet e caktuara në histori.
Biblioteka 'Historitë e kontestuara' është një kolekcion librash të historisë që janë botuar në periudha të ndryshme kohore, në territoret e vendeve të ish RSFJ-së. Momentalisht, biblioteka posedon mbi njëqind ekzemplarë të librave të historisë nga shkollat fillore e të mesme, si dhe një numër paksa më të vogël të librave të gjeografisë, natyrës dhe shoqërisë, dhe gjuhës. Qëllimi i këtij kolekcioni është njoftimi me materialin më pak të njohur të librave të historisë të programeve kombëtare fqinje, dhe të krijimit të një perspektive më të gjerë në kuadër të tendecave të kaluara dhe bashkëkohore për shkrimin e verzionit zyrtar të historisë në rajon, dhe konceptimit të “të vërtetave historike”.
http://www.irational.org/vahida/history/
Ju ftojmë të merrni pjesë në punëtorinë e parë:
Historia e përbashkët nga tekstet mësimore shqiptare dhe serbe
18-22 prill, 16-19h
Kjo punëtori ka të bëjë me analizimin krahasues të programeve mësimorë të lëndës së historisë në shqip e në serbisht.
Përmes qasjes hulumtuese-kreative, nga ky material mësimor do të punohet në mënyrë krahasuese materiali i selektuar që ka të bëjë me ngjarjet e përbashkëta historike. Në kuptimin praktik, kjo ka të bëjë me përkthimin, klasifikimin, analizimin e tekstit dhe pjesës grafike të materialit dhe të edicionit të ri të fletores së punës, si rezultat final i kësaj punëtorie.
Punëtoria është e hapur për të gjithë të interesuarit për këtë temë, pavarësisht profesionit apo moshës.
Kontakti për aplikim: Vahida Ramujkic - wah@rotorrr.com
Të gjitha pyetjet apo konsultimet rreth kësaj punëtorie mund t’i parashtroni në po të njëjtën e-mail adresë.
Materiali i punës:
Katalogu i bibliotekës Historitë e kontestuara: www.irational.org/cgi-bin/vahida/history/catalog/index.pl
Literatura shtesë: www.irational.org/vahida/history/files/kosovo/
_______________________________________________
Punëtoritë e shpallura:
Punëtoria II:
6-7-8 tetor
Vështrim nga Vardari deri te Trigllavi
Analizë krahasuese dhe interpretuese e pjesëve të teksteve mësimore të cilat e shtjellojnë idenë dhe periudhën e Jugosllavisë, të botuara në territorin e Maqedonisë dhe të Sllovenisë gjatë viteve '90, dhe të 2000-ës.
Punëtoria III:
24-25-26 tetor
Jugosllavia: prej ngjizjes së idesë e deri te shkatërrimi i saj
Perspektiva e teksteve mësimore të ish republikave të Jugosllavisë. Analizë krahasuese e historive të të gjitha pjesëve të ish-Jugosllavisë mbi historitë e përbashkëta.
|